Sarajeva ishte sërish mëngjesin e sotëm në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botës.

 

Sipas të dhënave zyrtare të faqes së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit ”IQ Air”, sot në mëngjes indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytetin boshnjak ishte 152.

 

Në Evropë, vetëm Krakovi (Poloni) dhe Budapesti (Hungari) janë më të ndotur në krahasim me Sarajevën.

 

Qytetarët e Sarajevës kanë marrë njoftime nga organet kompetente që personat me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.