Për afo 8 vite ka mashtruar se kishte paisje për të trajtuar mbetjet spitalore duke paraqitur dokumenta të fallsifikuara por është arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Elvis Mirin, masa ndaj të cilit është ekzekutuar menjëhere.
Ai akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe dëmeve në mjedis, ndërsa janë në hetim edhe disa inspektorë publikë qe e kanë mbuluar aktivitetin e tij. Sipas organit të akuzës Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë, nga të cilat ka fituar 71.
Ai ka pretenduar se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.
Prokuroria bën me dije se për të kryer këtë procedurë nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Por edhe pse nuk i kishte këto pajisje Ervis Miri për 8 vite ka marrë pjesë në gara dhe ka fituar tendera.
"Rezulton e provuar se personi nën hetim E.M, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë. Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024" informoi sot prokuroria e Tiranës./Shqiptarja