Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.

GJKKO nuk pranoi kërkesën e tyre për liri me kusht duke vendosur një garanci pasurore.

Beqaj dhe Kurtulaj janë prangosur për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Masa është ndryshuar për Alfred Nikollajn, i cili nga arrest me burg është lënë në arrest shtëpie.

Po në arrest shtëpie është lënë edhe Elton Marini. GJKKO la në detyrim paraqitje Bledar Lekën dhe Bjona Zijajn.

Beqaj kërkoi liri me kusht, ndërsa ofroi si garanci 50 mijë euro. Edhe bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, ka kërkuar masë më të butë sigurie me garanci pasurore.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.

Seanca u shty nga dje për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore./ata