Në krah të Sali Berishës, kryetari i Partisë së Lirisë mori pjesë në takimin e organizuar në Vorë për 32 vjetorin e krijimit të PD-së së kësaj dege. Duke besuar se duke dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit, Ilir Meta theksoi se përballë në zgjedhjet lokale, opozita nuk ishte kundër një partie, por kundër një sekti-regjim, që do të arrihej të përmbysej me uraganin mbarëpopullor.

”Dua t’u them se jam i lumtur t’u uron përvjetorin e krijimit të PD në Vorë. Jam i lumtur që nga Primaret siç kanë dalë disa super kandidatë, si Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Igli Cara, kemi edhe një super kandidat në Vorë.

Indrit Hoxha besojmë që do bëjë një punë të jashtëzakonshme që potencialet t’i vërë në dobi të qytetarëve. Kam frikë se do detyrohemi të marrin lejen e vendbanimit të Vorë. Mbështetjen më të pakufishme për fitoren e 14 majit, opozitën e bashkuar. Përballë nuk kemi një parti por një sekt regjim që do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”, tha Meta.