Saranda ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një nga destinacionet më të njohura turistike dhe një trend botëror i rrjeteve sociale duke mirëpritur mijëra vizitorë çdo vit.
Këtë vit, në kuadër të fushatës “All in One Destination”, k.b prezantoi himnin zyrtar të verës. Kjo këngë është krijuar për të pasqyruar bukurinë dhe energjinë e qytetit, duke u bërë një simbol i mikpritjes dhe dashurisë që Saranda ka për vizitorët e saj. Kënga është një pjesë e strategjisë lokale për të promovuar Sarandën si një destinacion që ofron gjithçka në një vend të vetëm: natyrë mahnitëse, histori të pasur, dhe të një qyteti që nuk fle kurrë.
Himni i verës së Sarandës është krijuar me një fokus të veçantë për të rinjtë, të cilët përbëjnë grupin kryesor të vizitorëve në qytetin tonë.
Kënga përfaqëson unitetin dhe diversitetin, duke theksuar se qyteti është një vend ku të gjithë janë të mirëpritur dhe një ftesë për të eksploruar magjinë e Sarandës, duke bërë që çdo vizitor të ndihet si në shtëpi.
Saranda, me këtë himn, synon të sjellë një valë të re entuziazmi dhe dashurie. Festa fillon me ritmet e kësaj kënge, duke i bërë të gjithë të ndihen të lidhur dhe të bashkuar në këtë përvojë të mrekullueshme verore./vizionplus.tv