Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, gjeneral Metin Gürak.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Begaj theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Türkiyes janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat.

Gjithashtu theksohet se presidenti Begaj ka vlerësuar se në siguri dhe mbrojte ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

"Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, presidenti Begaj e falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Begaj i përcolli gjeneralit Gürak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes KFOR-it, ku Türkiye ka aktualisht komandën.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Türkiyes, vizitoi Shqipërinë në kuadër të Konferencës së Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit./aa