Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Peter Žiga, i ka dërguar një telegram urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.

Në mesazhin e tij drejtuar kryeparlamentares Spiropali, Žiga shprehu mbështetje të vazhdueshme për procesin e reformave dhe integrimin në BE.

“Shkëlqesia Juaj, Më lejoni t’ju përgëzoj në emrin tim si dhe në emrin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast, dëshiroj të vlerësoj marrëdhëniet reciproke miqësore midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare”, shkruan ai.

“Në të njëjtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian.

Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar. Ju uroj Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj prosperitet dhe shumë suksese në përballimin e sfidave aktuale”, thekson Peter Žiga./ata