Trajneri Luis de la Fuente ka shpallur listën e përfaqësueses së Spanjës me 26 lojtarë për kampionatin evropian të futbollit EURO 2024.

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, mesfushori i Gironas, Aleix Garcia, dhe mesfushori i Atletico Madridit, Marcos Llorente, janë përjashtuar nga përzgjedhja fillestare e përkohshme.

De la Fuente zëvendësoi Luis Enriquen në dhjetor 2022 pas eliminimit të spanjollëve në Kupën e Botës kundër Marokut në raundin eleminator të së tetës së finales.

Spanja, e cila ka fituar trofe në kampionatet e viteve 1964, 2008 dhe 2012, gjendet në grupin B dhe do të luajë kundër Shqipërisë, Kroacisë dhe Italisë.

Faza e grupeve do të nisë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 26 qershor.

Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar për 5-6 korrik. Gjysmëfinalet janë në datat 9-10 korrik, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet në Olympiastadion të Berlinit më 14 korrik.

- Skuadra e plotë e Spanjës:

Portierë: Unai Simon (Athletic Bilbao), Alex Remiro (Real Sociedad), David Raya (Arsenal)

Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Jesus Navas (Sevilla), Aymeric Laporte (Al-Nassr), Nacho Fernandez (Real Madrid), Robin Le Normand (Real Sociedad), Dani Vivian (Athletic Bilbao), Alex Grimaldo (Bayer Leverkusen), Marc Cucurella (Chelsea)

Mesfushorë: Rodrigo (Manchester City), Martin Zubimendi (Real Sociedad), Fabian Ruiz (Paris St-Germain), Mikel Merino (Real Sociedad), Pedri (Barcelona), Alex Baena (Villarreal), Fermin Lopez (Barcelona)

Sulmues: Alvaro Morata (Atletico Madrid), Joselu (Real Madrid), Dani Olmo (Leipzig), Nico Williams (Athletic Bilbao), Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Ayoze Perez (Real Betis), Ferran Torres (Barcelona), Lamine Yamal (Barcelona)./aa