Ka fituar për herë të tretë zgjedhjet qendrore në Indi, Narendra Modi - lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bharatiya Janata- duke u rikonfirmuar kështu në detyrë si kryeministër i vendit.

Në këto zgjedhje partia nacionaliste indiane fitoi 293 deputetë në parlament, ndërsa opozita 234.

Pavarësisht diferencës së madhe dhe fitores së partisë së Modit - krahasuar me zgjedhjet e para 4 viteve - rezulton se kjo e fundit ka shënuar ulje të mbështetjes popullore ndërsa opozita rritje.

Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi, e cila u zhvillua në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe krerë shtetërorë të Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.

Masat e sigurisë kanë qenë të rrepta, pasinë zonën e inaugurimit kanë qenë 2.500 zyrtarë policorë.

Përgjatë ceremonisë, presidentja indiane, Draupadi Murmu, e ka udhëhequr edhe ceremoninë e betimit të kabinetit të Modit.

Modi i falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë./Shqiptarja