Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3, në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi.

 

Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

 

Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

 

Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës nëpërmjet Unazës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.