Komisioneri Várhelyi i përgjigjet letrës së deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe “Durrës Marina Bay and Yacht” që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie Real”.

 

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

 

Në letër theksohet se “kur vjen fjala tek marrëveshjet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE.”

 

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

 

Partia Demokratike thotë se në garën për projektin e madh 2 miliardë euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA.

 

Gjatë debatit të publik në parlament PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurrim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.

 

Më tej Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se Komisioni Evropian ka anuluar grantin e mbetur nga ËBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhje me portin e Durrësit.

 

Çështja e konkurrencës ka qenë një pikë kyçe që është ngritur nga Partia Demokratike gjatë debatit mbi Portin e Durrësit.