Atletja Luiza Gega doli e pesta në europianin e atletikës me kohën 9.22.92.

Ky është rezultati më i mirë personal i sezonit për kampionen shqiptare.

Një garë shumë e fortë ajo e 3000 m me pengesa, në “Stadio Olimpico”, ku kampionia e Europës në fuqi, ka luftuar deri në metrat e fundit, për më tepër mes reshjeve të shiut.

Titulli i kampiones i shkoi francezes Finot, ndërsa në podium u ngjitën gjermania Krause dhe britanikja Bird.

Luiza Gega e mbylli në vendin e pestë pas kenianes që garon për Rumaninë, Rutto./ata