Xhudisti Kliton Haka ka arritur të fitojë një medalje bronzi në Kampionatin Europian për Veteranë të mbajtur në Sarajevë.

Haka garoi në kategorinë +100 kg M1, ku  arriti të fitojë vendin e tretë.

Federata Shqiptare e Xhudos theksoi se, ky aktivitet u vlerësua shumë nga të gjithë pjesëmarrësit duke fituar ndeshje, por vetëm Kliton Haka arriti të marrë medalje.

Ekipi perbehej nga: Donald Tarja M1 -73kg, Kliton Haka M1 +100kg, Erind Cara M2 -81kg, Dritan Visha M2 +100kg, Drin Shkreta M3 +100kg, Ilir Cani M6 -66kg, Ilir Tafa M6 -73kg, Agron Kryekurti M7 -81kg

Ekipi drejtohej nga trajneri Shkurt Çullhaj.

FSHJ mori pjesë për herë të parë në këtë aktivitet dhe vlerësoi prezantimin e veteranëve./ata