Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur nënkampion bote në World Championship 2024 (disiplina 9 gurë), i zhvilluar në Jeddah, në Arabi Saudite, në datat 3-8 Qershor, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Bilardisti shqiptar, i cili u shpall kampion bote i vitit 2023, u mposht në finale nga amerikani, Fedor Gorst, me rezultatin e ngushtë 15-14.
Kjo finale, do të mbahet mend si finalja më emocionuese dhe më e luftuara në historinë e sportit të bilardos.
“Kampionati Botëror 2024 WPA me 9 gurë, ishte një dëshmi e nivelit të lartë të konkurrencës dhe aftësisë sportive në Bilardo (profesioniste) dhe Eklent Kaçi na bëri përsëri krenarë, duke ngritur edhe njëherë flamurin shqiptar në arenën botërore”, bëri të ditur KOKSH./ata