Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) tha se do të vazhdojë angazhimin për të qëndruar pranë Ukrainës por që edhe Kongresi duhet të bëjë atë që i takon.

Zv/zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh tha se qëndrojnë pas fjalëve të tyre për mbështetje të Ukrainës "pavarësisht se sa do të vazhdojë" dhe kërkoi fonde nga Kongresi për këtë.

"Kongresi duhet të miratojë buxhetin e nevojshëm për të plotësuar nevojat ushtarake të Ukrainës", deklaroi Singh duke shtuar se do të bëjnë çdo gjë që munden për të plotësuar nevojat në fjalë të Ukrainës.

Ajo theksoi se përveç mbështetjes së Kongresit shpreson që edhe vendet e tjera të kontribuojnë për "Operacionin Welfare Guard" të nisur kundër veprimeve të kryera në Detin e Kuq nga Huthit me mbështetje iraniane në Jemen./aa