Pronarët e godinës ku ndodhi shpërthimi me tritol një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje.

 

Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Godina është në pronësi të Bujar Çaraçit, por ai ndodhet në Greqi dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje familjarët, të cilët mësohet se kanë deklaruar se nuk asnjë konflikt.

 

Shkaku kryesor i këtij shpërthimi me tritol dyshohet se është konkurrenca mes bizneseve të mobilierisë në Fushë-Krujë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu, Desar Çangu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilerinë. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd.