Nis zyrtarisht në tokën gjermane aventura e kombëtares italiane të futbollit në prag të Europianit “Gjermani 2024”.
26 lojtarët e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti kanë zbritur në aeroportin e Dortmundit. Nga këtu, grupi axurr do të arrijë në qendrën e tyre në Iserlohn, rreth 30 km nga Dortmundi, ku Italia do të përballet me Shqipërinë të shtunën, më 15 qershor, në orën 21:00.
Pasditen e nesërme do të zhvillohet seanca e parë stërvitore në Gjermani, e cila do të jetë e hapur për publikun për herë të parë dhe të vetme dhe për të cilën janë shpërndarë për qytetarët 4500 bileta.
Kampionët në fuqi të Evropës do ta bëjnë debutimin pikërisht kundër Shqipërisë në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund, me ndeshjen që pritet me emocion.
Kuqezinjtë e Sylvinhos ishin të parët që mbërritën në Gjermani, teksa të gjithë ekipet e tjera do të zbarkojnë në vendin organizator dhe në kampet bazë të zgjedhura./ata