Kompania me kosto të ulët “EasyJet” planifikon të ndërpresë operimet ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit dimëror 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimi i vazhdueshëm trevjeçar në kryeqytetin e RMV-së, shkruan “Ex JU Aviation”.

Kompania ajrore, siç thuhet në njoftim, ka planifikuar fluturimin e fundit mes dy qyteteve për datën 1 nëntor dhe shitja e biletave është pezulluar.

“EasyJet” hyri në tregun e RMV-së në nëntor 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit.

Linja Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime./BalkanWeb