Në një botë gjithnjë e më të vrullshme, gjetja e ekuilibrit midis punës, pushimit dhe jetës personale mund të duket si një sfidë më vete. Megjithatë disa hulumtime kanë treguar se cili është sekreti për të pasur një jetë më të shëndetshme në harmoni me trupin tuaj.
Disa studiues në “Sëinburne University of Technology” dhe “Baker Heart and Diabetes Institute” në Australi kanë zbuluar se si duhet të ndajmë secilën prej ditëve 24-orëshe në segmente të dedikuara për punën, relaksin, fjetjen etj.
Sa orë duhen për të punuar, pushuar dhe lëvizur:
6 orë ulur, 5 orë e 10 minuta qëndrim në këmbë
8 orë e 20 minuta gjumë
2 orë e 10 minuta aktivitet fizik me intensitet të ulët
2 orë e 10 minuta aktivitet fizik mesatar dhe intensiv
Por si mund t'i zbatojmë këto udhëzime jetën e përditshme?
Shëtisni
Në mëngjes, në vend që të filloni ditën me kafe në divan, provoni të bëni një shëtitje të shkurtër ose seancë joga për të zgjuar trupin dhe mendjen tuaj.
Shfrytëzoni hapësirën e orës së pushimit
Gjatë pushimit të drekës ose pushimeve të punës, shmangni uljen në tryezën tuaj. Ngrihuni, bëni një shëtitje ose bëni disa lëvizje trupi për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe për të reduktuar stresin.
Reduktoni kohën e qëndrimit me pajisje teknologjike
Reduktoni kohën e kaluar para kompjuterit ose televizorit. Pas një dite të gjatë në punë, jepini vetes pak kohë për të shkëputur mendjen dhe për të lëvizur lirshëm.
Kryeni aktivitet fizik
Gjeni mënyra kreative për t'i përshtatur ushtrimet në rutinën tuaj të përditshme. Për shembull, merrni shkallët në vend të ashensorit ose bëni një ecje me miqtë pas darkës.
Jini të sjellshëm me veten
Mos harroni se askush nuk është i përsosur. E rëndësishme është që të përpiqeni të bëni më të mirën për t'u kujdesur për shëndetin tuaj fizik dhe mendor./Shqiptarja