Ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Llavrov në qytetin Nizhny Novgorod të Rusisë në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në sesionin e BRICS+ i cili mbahet në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të BRICS-it.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan zhvilloi një takim me Llavrovin.

Në takim u diskuatuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale si dhe çështjet ekonomike që përbëjnë rëndësi në aspektin e Türkiyes.

Dy ministrat diskutuan edhe për situatën e fundit në Rripin e Gazës.

- Pala ruse shprehu nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se në takim u biseduan çështjet kryesore në rrafshin ndërkombëtar, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe Kaukazin Jugor dhe se Llavrov ka informuar Fidanin rreth prioriteteve të Rusisë në BRICS.

Gjithashtu, në takim u përcollën vlerësimet bazë të Rusisë lidhur me situatën rreth çështjes së Ukrainës.

 

Në takimin ku dy ministrat diskutuan për çështjet aktuale lidhur me dialogun dypalësh politik, bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe ekonomisë, pala ruse shprehu nevojën për vazhidmin e bashkëpunimit me qëllim zgjidhjen e problemeve aktuale, zgjerimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe gjetjen e fushave të ndërveprimit të dobishëm./TRT