Gjatë takimit për planin e rritjes së pagave për punonjësit e sigurisë Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek rritja e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës.

 

“Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë”, deklaroi Kryeministri.

 

Sipas Ramës, të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

 

“Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, tha Rama.

 

Rama u shpreh se “ju falënderoj për gjithë punën që keni bërë dhe bëni. Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe jam i bindur që sot do keni buzëqeshje në familje për këtë rritje dhe besoj shumë që forcat e Policisë, forcat e sistemit të Burgjeve, forcat e Zjarrfikëseve, siç kanë qenë gjithmonë një pikë referimi, do jetë një pikë referimi edhe më e fortë për shoqërinë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e vendit”.

 

“Me kalimin në Parlament të ligjit do kemi efektet, por një pjesë ku, nëse nuk gabohem, përfshihet dhe Policia e Shtetit do t’i kenë efektet më shpejt se të tjerët sepse janë ato rritjet që i kishim premtuar më parë dhe ju e dinit që i kishim premtuar, por nuk e dinit që do e mbanim fjalën. Kështu që, mos besoni akoma, më mirë mos ta besoni dhe në fund kur të ndodhë, atëherë nuk keni ç’bëni, do ta besoni”, tha Rama.