Turkish Airlines ka filluar fluturimet nga Istanbuli në Denver, destinacioni i saj i 14-të në SHBA dhe i 347-ti në mbarë botën, njoftoi sot kompania ajrore turke.
Turkish Airlines udhëtoi në destinacionin e ri në fluturimin e saj inaugurues të martën dhe tri fluturime kthyese do të operohen midis Istanbulit dhe Denverit çdo javë, tha linja ajrore në një deklaratë.
Turkish Airlines tani do të lidhë Denverin me mbi 340 destinacione në afro 130 vende anembanë globit.
Nga 9 korriku, numri i fluturimeve nga Denveri do të rritet në katër fluturime në javë, duke nxitur vëllimet e turizmit dhe tregtisë mes dy vendeve.
Denveri, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit Kolorado, tërheq vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë për shkak të atraksioneve të tij kulturore dhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme sportive./aa