Një zjarr pyjor ka rënë në Gadishullin e Peloponezit të Greqisë ndërsa për shuarjen e tij ka filluar një ndërhyrje nga toka dhe ajri.

Sipas mediave greke, zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në zonën pyjore në rajonin Messina për arsye ende të panjohura.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 20 ekipe zjarrfikëse, 8 automjete dhe 2 avionë.

Thuhet se shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe se për momentin ai nuk kërcënon vendbanimet./aa