Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet i qeverisë, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga “North Alpine Villas”, një  sipërmarrje e re e turizmit malor, që ka hapur dyert në Bogë të Malësisë së Madhe, për të mikpritur turistët vendas dhe të huaj.

Ndërkohë paketa e mbështetjes për investimet në zonat malore parashikon t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.

Më herët kryeministri ka bërë të ditur se po finalizohet paketa që garanton mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male, ndërsa aktualisht po diskutohet me bankat që bankat të  mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti./ata