Ministria e Jashtme ka konfirmuar 6 shqiptarë mes viktimave të përplasjes së dy trenave, pak ditë më parë në Greqi.

 

Përmes një reagimi, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime tek familja, ndërsa dërgon një lutje të veçantë në këtë ditë, të shpallur ditë zie edhe në Shqipëri.

 

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka.