Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau në rrjetet sociale pamje nga stërvitja individuale bazë dhe ajo e avancuar e rekrutëve të rinj.
Peleshi tha se “rekrutët e rinj po kryejnë stërvitjen individuale bazë dhe atë të avancuar në Vaun e Dejës, Bunavi dhe Poshnje, ku po transformohen nga civilë, në pjesëtarë të denjë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.
“Aplikimet për rekrutët e rinj janë hapur deri më datë 26 gusht 2024”, theksoi Peleshi.
Forcat e Armatosura kanë nisur regjistrimet e kandidatëve për ushtarë dhe detarë aktivë, duke ofruar kushte, pagesë dhe trajtim dinjitoz për çdo të ri deri në 30 vjeç.
Me 444 kuota të disponueshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe të mirëpaguar, si dhe për të përmbushur një mision të shenjtë në shërbim të atdheut./ata