Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, gjatë vizitës në Finlandë, zhvilloi sot një takim me shoqatën finlandeze “Paasikivi Seura”.
Hasani bëri të ditur se në fokus të takimit ishte politika e jashtme e Shqipërisë, bashkëpunimi për sigurinë me aleatët në NATO dhe perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Në bisedën me kryetaren e grupit të miqësisë Shqipëri – Finlandë, Tytti Tuppurainen, sigurova se Shqipëria, në bashkëpunim me aleatët baltikë, mbetet e përkushtuar në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, në luftën e tyre të drejtë”, u shpreh ministri Hasani.
“Paasikivi Seura” është një organizatë joqeveritare e pavarur e specializuar në organizimin e takimeve, prezantimeve, seminareve dhe eventeve të tjera, ku lektorët vendas dhe të huaj mund të diskutojnë hapur tema të politikës ndërkombëtare dhe të jashtme./ata