Grupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin organizoi mbledhjen e radhës, ku u diskutua mbi prioritetet dhe axhendën e këtij grupi pune deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar.
Sipas njoftimit për media, të publikuar nga Kuvendi, grupi vendosi që në kalendarin e punës deri në korrik 2024 të perfshihet ligji per shendetin riprodhues, per moshimin dhe demografine.
“Në drejtimin e kryetares Klodiana Spahiu u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, ku u diskutua në lidhje me axhendën e punës deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar. Gjatë mbledhjes u vendos që në kalendarin e punës deri në korrik 2024, të përfshihet ligji për shëndetin riprodhues, për moshimin dhe demografinë.
Në përfundim të mbledhjes, Grupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin vendosi që të zhvillojë një seancë dëgjimore me ekspertë të fushës në kuadër të Projektligjit “Për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues” që është në fazë konsultimi publik”, njofton Kuvendi./ata