Klubi italian i futbollit AC Milan emëroi sot Paulo Fonsecan trajner i ri i skuadrës me një kontratë trevjeçare, duke zëvendësuar Stefano Piolin.

"Trajneri portugez tani i bashkohet AC Milanit me një kontratë trevjeçare. Klubi dëshiron t’i urojë Paulos dhe stafit të tij një mirëseardhje të ngrohtë", tha AC Milan në një deklaratë.

Fonseca, 51 vjeç, ka shërbyer më parë si trajner në Porto, Braga, Shakhtar Donetsk, Roma dhe Lille.

Nën Fonsecan, Shakhtar Donetsk ka fituar shtatë trofe vendase, duke përfshirë tre tituj të ligës, tri kupa vendase dhe një superkupë.

Ai udhëhoqi Porton për të fituar Superkupën e Portugalisë në vitin 2014 dhe Bragën për të fituar Kupën e Portugalisë në vitin 2016

Pioli u largua nga AC Milan në fund të sezonit pas një periudhe gati pesëvjeçare në të cilën ai fitoi titullin e Serisë A të vitit 2022.

AC Milan përfundoi i dyti sezonin e kaluar, 19 pikë prapa kampionit Inter Milan./aa