Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka pritur në takim në Shkup homologun e tij turk, Hakan Fidan.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, Fidan dhe Osmani u takuan në Shkup në margjinat e samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Fidan do të përfaqësojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të SEECP-së, që po mbahet sot në Shkup./aa