Lulzim Basha pritet që të mbledhë nesër në orën 14:00 mbështetësit e tij.
Kryesia, Kolegji i Kryetarëve dhe grupi parlamentar do të jenë forumet që do të takojë Basha. Pritet që në takimet e nesërme të konsultohet me ta dhe të ketë një vendimmarrje sa i përket të ardhmes politike.
Për t’u diskutuar janë 4 alternativa: partia e re, fraksion tek Partia Demokratike, vijim i aksionit dhe rekurs ose të pranohet situata dhe çdokush të ketë vendimmarrje personale./Tema