Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ngre alarmin se vendin në vitet e ardhshme rrezikon të mbetet jo vetëm pa mjekë dhe infermierë, por tashmë edhe pa mësues.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja jep dhe 4 propozimet e partisë që ajo përfaqëson për të shmangur një dramë të tillë.
REAGIMI I XHIXHOS
Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues në vitet që vijnë dhe ne duhet të reagojmë sot!
Çfarë propozojmë ne për të shmangur kolapsin e sistemit arsimor?
1. Mësuesia dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Ato duhen trajtuar me incentiva të jashtëzakonshme dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve.
2. Të ndërmerren reforma të thella në kurrikula dhe aftësimin e mësimdhënies.
3. Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Kjo do motivojë mësuesit të rrisin kapacitetet e tyre dhe studentët ta shohin degën e mësuesisë me prioritet dhe dinjitet.
4. Të rritet cilësia e të shtohen çerdhe e kopshte në qytetet kryesore, ku numri i fëmijëve i tejkakon kapacitetet.
Duhet t’i japim së ardhmes mësuesit dhe mësuesve vlerën e paçmuar që kanë!
Ta bëjmë sot se përndryshe nesër do të jetë vonë!