Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i shoqëruar nga Sekretari i Pëgjithshëm, Gerti Shima dhe Zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, priti në një takim të përzemërt Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Taekwondos,  Antonio Barbarino dhe Drejtorin e garave Europiane të Taekwondos, Ali Sagirkaya.

Ylli i njohu miqtë me angazhimet dhe projektet që KOKSH ka marrë për mbështetjen e sportit dhe sportistëve elitarë në Shqipëri, si edhe shtrirjen e frymës olimpike.

Presidenti Ylli mori përgëzime nga miqtë e ftuar, për punën e shkëlqyer që ai dhe stafi i KOKSH kanë bërë në mbështetje të sportit në përgjithësi dhe të disiplinës së Taekwondo në veçanti.

Sekretari i Pëgjithshëm i Federatës Europiane të Taekwondos, Antonio Barbarino dhe Drejtori i Garave, Ali Sagirkaya, ndodhen në Tiranë për të ndjekur nga afër kampionatin Europian për klube të Taekwondos, që do të mbahet në Pallatin e Sportit Feti Borova, nga data 13-16 Qershor, me pjesëmarrjen e 433 ekipeve nga 49 shtete./ata