Shkolla “Myredin Bashalli” në Lin do të rindërtohet si bashkëfinancim i Bashkisë Pogradec me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri me dije sot për nisjen e punimeve në këtë objekt arsimor i cili do të rikonstruktohet totalisht dhe së shpejti do të ofrojë ambiente me standarde bashkëkohore për nxënësit.

Mazniku nënvizon se kjo shkollë do të ketë klasa të reja, ambiente të reja për mësuesit, kënde sportive, bazë të re materiale e teknologjike.

“Jemi të angazhuar maksimalisht që të ofrojmë infrastrukturën e duhur për brezat e rinj dhe nxënësit e Linit, Buqezës e Psikupatit e meritojnë plotësisht”, shprehet ministri Mazniku në një postim në rrjetet sociale./ata