Analistja Anduena Llabani de ftuar në një studio televizive tha se regjistrimi i dalë mbi ngjarjen e 21 janarit ishte bërë për t’u përdorur si shantazh për një nga drejtuesit apo liderët e PD-së.
Është e konfirmuar tashmë që falë kallëzimit të ministrit Manja, Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje. Kemi një regjistrim të kallëzimit penal dhe ai do të merret në konsideratë. Nëse do kemi prova të reja, dhe do të faktohet që në vrasjet e 21 janarit, ka zyrtarë që kanë vepruar sipas urdhrave të drejtuesve të lartë të shtetit, atëherë do kemi një hetim të nisur nga SPAK. Brenda 15 ditëve SPAK ka kohë të japë një përgjigje. Vrasja e dy shtetasve ka mbetur pa autorë. Audiopërgjimi është një incdicie, jo një provë. Është një letër-porosi që me rihapjen e çështjes në vitin 2021, nuk ka ende përgjigje nga një laborator kriminalistik ku është dërguar fisheku që ka goditur Aleks Nikën. Kalon në kanalet burokratike të vonesave të letër-porosive. Nëse do kishte vullnet të mirë të ministrisë së Drejtësisë letër-porosia mund të kishte ardhur pas 6 muajsh, apo një viti. Nuk kemi prova të reja, kemi materiale…Ky material që del sot në prag të fushatës, ka të dhëna që njerëz që kanë qenë brenda Kryeministrisë, kanë kërkuar që ky komunikim të regjistrohet, pavarësisht fakteve dhe pretendimeve që kanë pasur prokurorët në atë kohë se janë fshirë serverat. Ky regjistrim do përdorej si shantazh për një nga drejtuesit apo liderët e PD-së. Prokurorët nuk e kanë në dorë akoma, as dëshmitë as provat”.