Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Velipojës.
Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët, teksa këtë fundjavë në këtë sezon dimri, perëndimi i diellit dhuron peizazhe të jashtëzakonshme, me ngjyra të ngrohta.
Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.
Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti./ata