Autoritetet ukrainase thonë se tre civilë vdiqën në rajonin Kherson, në jug të vendit, pas një sulmi me mortaja ruse në një shtëpi. 

 

“Fshati Poniativka në rajonin Kherson u godit nga predha mortajash. Terroristët rusë vazhdojnë të vrasin civilë”- shkruan kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, në kanalin e tij Telegram.

 

Viktimat janë një grua dhe dy fëmijë. Gjatë gjithë ditës së djeshme forcat ruse sulmuan me artilerinë e tyre territorin e rajonit Kherson duke kryer 78 bastisje.