Shqipëria nuk ka shifra zyrtare të përdoruesve të drogës por ekspertët thonë se konsumi i substancave narkotike ka marrë përmasa të frikshme.
Përllogariten afro 70 mijë përdorues, por shifrat janë edhe më të mëdha se kaq dhe ajo çfarë e bën më shqetësuese është përdorimi i substancave narkotike, forma klasike kanabis por edhe drogat e reja nga adoleshentët dhe nxënës të shkollave, djem dhe vajza e ku dëmet janë të parikuperueshme .
“Truri i adoleshentëve është në zhvillim dhe substancat bëjnë që ata të mos kenë kujtese, mendime jashtë realitetit, halucinacione. Dëmet që shkaktohen janë të parikuperueshme”, tha mjekja Andia Meksi.
Në Urgjencën e Psikiatrisë është rritur numri i 15-vjeçarëve apo 17-vjeçarëve që paraqiteni me simptoma te ankthit apo mendime jashtë realitetit. Prindërit duhet të jenë te kujdesshëm për të vënë re ndryshime të sjelljeve tek fëmijët e tyre.
Adoleshentët dhe nxënësit e shkollave janë dhe targeti i shitësve të drogës të cilët i gjen gjithmonë në territoret pranë shkollave, pasi nga një kureshtje në moshe të vogël, më vonë adoleshenti shndërrohet në një blerës i sigurt./TopChannel