Sot bëhen 32 vjet nga një prej krimeve më të tmerrshme në luftën e Bosnjes, prej atyre që kur është fjala për muslimanë, janë kriminelë të lindur; pra serbët.
Më shumë se 140 gra, fëmijë dhe pleq u dogjën të gjallë në “zjarret e gjalla” në shtëpinë e Adem Omeragiçit në rrugën “Pionirska” në Bikavac më 14 qershor dhe pak më vonë, më 27 qershor 1992, në shtëpinë e Meha Aljiçit. Viktima më e re, një foshnjë në krahët e nënës së saj, ishte vetëm dy ditëshe dhe nuk kishte as emër në momentin e vdekjes së saj.
Ky krim përfaqëson një nga më të tmerrshmet të luftës që ka ndodhur gjatë agresionit serb kundër Bosnje-Hercegovinës, por edhe krimet që kanë ndodhur në fund të shekullit të njëzetë.
Krimi i njohur si “zjarri i gjallë” ndodhi më 14 qershor 1992, kur anëtarët e formacionit paraushtarak Osvetnici, të udhëhequr nga kriminelët më mizorë serbë, Milano dhe Sredoj Lukiç, detyruan rreth 70 civilë boshnjakë të mbyllen në shtëpinë e Adem Omeragiçit, kryesisht gra dhe fëmijë, ku i mbyllën dhe më pas i vunë flakën shtëpisë.
Ata hodhën një bombë në shtëpi dhe qëlluan mbi ata që u përpoqën të arratiseshin nga dritarja. Shumica e viktimave ishin nga fshati Koritnik, ku Lukiç dhe Mitar Vasiljeviç erdhën për ta dhe i urdhëruan të hipnin në autobusët, të cilët duhej të shkonin në territorin e lirë, në Kladanj. Por ky ishte vetëm një kurth dhe pabesi kriminale.
Por sot ata, me Vuçiçin në krye, hiqen si viktima të popujve përreth apo politikave ndaj tyre. /tesheshi.com/