Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pavarësisht “presionit nga rrjeti sionist”, Türkiye vazhdon të mbrojë drejtësinë, paqen dhe të vërtetën në çdo platformë, duke shpallur pa frikë atë që është e drejtë.

“Me gjithë presionin nga rrjeti sionist, ne mbrojmë drejtësinë, të drejtat dhe paqen në çdo platformë dhe nuk hezitojmë të themi me guxim të vërtetën”, tha presidenti Erdoğan në mesazhin e tij për Kurban Bajramin.

Erdoğan iu kushtoi festën muslimane popullit në Gaza, të cilët siç tha ai, “po e respektojnë atë nën shtypjen e Izraelit gjenocidal”.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë në enklavën e bllokuar palestineze, duke detyruar shumë prej 2.3 milionë banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke krijuar kushte të urisë.

Erdoğan tha se fitorja do të jetë për palestinezët, pavarësisht veprimeve të Izraelit.

“Fitorja do të shpresojmë të jetë për popullin palestinez, pavarësisht të gjithë barbarizmit të Izraelit fëmijë-vrasës dhe mbështetësve të tij”, tha presidenti turk./aa