Pasi e mbajti për një kohë të gjatë ndeshjen nën kontroll, Holanda rrëmbeu fitoren kundër Polonisë 2-1, sot në Hamburg, në debutimin e saj në Euro2024 në Grupin D, ku ndodhen edhe Franca dhe Austria, që luajnë të hënën.
Adam Buksa, i cili kompensoi mungesën e yllit Robert Lewandowski, i dëmtuar dhe jashtë ndeshjes së parë, hapi rezultatin me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi (16′).
Por, Cody Gakpo barazoi falë një gjuajtje të devijuar (29′) dhe Wout Weghorst, i futur në 10 minutat e fundit, i dha fitoren Oranje me një gjuajtje me të majtën (83′).
Më herët, policia gjermane qëlloi një burrë, i armatosur me një sëpatë të vogël dhe një bombë në qendër të Hamburgut.
Një zëdhënës i policisë tha se indikacionet sugjeronin “asnjë lidhje me futbollin”.
Gjermania, Spanja dhe Italia fituan të gjitha ndeshjet e tyre të para, mes pretendenteve për titull, dhe holandezët shtuan emrin e tyre në listë pasi patën një provë e vërtetë kundër polakëve./ata