Në portin e Durrësit ka mbërritur një tjetër kroçierë luksoze, e cila fut portin më të madh të vendit tonë në itenerarin përreth detit Mesdhe.

- Advertisement -

“World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Për kapitenin e portit të Durrësit, kjo kroçierë është në nivelin më të lartë të luksit.

“Kjo është niveli më i lartë i luksit të një kroçiere që ka vizituar portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçiere luksi”,-tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës.

 

Gjatë qëndrimit disa-orësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën.

Ndërkohë, “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portin e Sarandës dhe Vlorës./EuroNews