Shqipëria ka rënë 6 vende në raportin e indeksit të hendekut gjinor të vitit 2024, duke treguar përkeqësim të disa indikatorëve.

- Advertisement -

Nga vendi i 18-të që renditej në vitin 2023, këtë vit vendi ynë renditet i 23-ti në rang global.
Vendi ynë ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi i 33-të gjatë një viti më parë dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28-të në 2023 në vendin e 30-të.

Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga vendi i 18-të një vit më parë.

 

Pavarësisht përkeqësimit, Shqipëria qëndron sërisht mbi vendet e rajonit, ndërsa në nivel europian Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria.

Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15-in vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda.

Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor. Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006./EuroNews