Është shtyrë për të disatën herë seanca e përballjes së Emiljano Shullazit dhe Luftar Reçit.
Prokuroria ka kërkuar marrjen e dëshmisë përmes Skype ndërsa Gjykata e ka refuzuar duke kërkuar shoqërim të detyrueshëm.
Luftar Reçi mungoi në seancën e ballafaqimit me grupin që akuzohet për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
"Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore tu paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2&3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qingji në mes të ujqërve," ka shkruar Reçi në një letër.
Prokurorja Elida Kaçkini deklaroi:
"Nuk mund të zhvillohej seanca pa praninë e tij. Dëshmia të merret përmes mënyrave audiovizive. Në jemi paraqitur vazhdimisht dhe seancat janë shtyrë kryesisht për shkak të avokatëve të të pandehurve.
Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet patur parasysh se edhe ndodhet larg në burgun e Drenovës, si dhe duke konsideruar edhe letrën e tij, mund të paraqes rrezik."