Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bernë, me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.

Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

“Synojmë të ngremë ekipe të përbashkëta hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,” – theksoi ministri Balla në rrjetet sociale.

Balla po ashtu nënvizoi faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë, ndërsa vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.

Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër./ata