Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se të gjitha strukturat në sistemin energjetik janë në gatishmëri për të siguruar furnizim pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin.
Balluku informoi se përgjatë të gjithë periudhës janë kryer një sërë investiemsh për të përmirësuar rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë.
Ajo publikoi edhe numrat e kontaktit për çdo avari.
“Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është në gatishmëri për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.
Ballluku shtoi se për çdo situatë qytetarët mund të raportojnë në numrat e kontaktit të vendosur në dispozicion, të cilët janë në shërbim 24 orë, si në zonat bregdetare, ashtu edhe në ato malore./ata