Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti.

 

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e ka uruar këtë përmes një postimi në rrjete sociale.

 

Xhaçka shkruan në Facebook se pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës historike të popullit shqiptar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta.

 

Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar.

 

Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së”, shkruan ajo.

 

Në fillim 9 maji u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi këtë datë në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

 

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian.

 

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

 

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

 

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”