Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një takim me atashetë ushtarakë të përfaqësive tona diplomatike.
Peleshi vlerësoi rolin e tyre domethënës në forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët strategjikë.
“Arritjet e punës së tyre dhe prioritetet aktuale të Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ishin kryefjala e takimit tonë”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Vëmendja jonë kryesore është të sigurohemi që çdo efektiv i Forcave të Armatosura në zonat e tyre të përgjegjësisë të ketë maksimumin e resurseve dhe përkrahjes”, theksoi ministri.
Peleshi shprehu, “vlerësim për punën e tyre jo vetëm si përfaqësues dinjitozë të Forcave të Armatosura në nivel ushtarak, por edhe si ambasadorë në promovimin e vlerave dhe interesave tona kombëtare në arenën ndërkombëtare”./ata