Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Hamburgu, Gjermani, ku si një lum, tifozët kuqezi po vërshojnë drejt stadiumit “Volksparkstadion”, për të shijuar emocionet e sfidës së dytë të kombëtares shqiptare të futbollit në Europianin “Gjermani 2024”. Në ora 15:00, përballë kuqezinjve do të jenë kroatët të cilët, ashtu si edhe Shqipëria, kanë humbur në sfidën e parë.

“Hamburgu kuqezi”, shkruan Rama. “Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, përfunon postimin e tij Kryeministri Rama.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë është jetike për të dyja përfaqësueset kombëtare, pasi skuadra që humb zyrtarizon eliminimin nga kompeticioni, ndërsa në rast fitore, përfaqësuesja që merr tri pikët do të luaj shanset e kualifikimt për në turin 1/16-ve në sfidën e fundit të grupt B.

Klasifikimi dhe kalendari i grupit B

Klasifikimi:
Spanja 3 pikë
Italia 3 pikë
Shqipëria 0 pikë
Kroacia 0 pikë

Ndeshjet e para:
Itali-Shqipëri 2-1
Spanjë-Kroaci 3-0

Ndeshjet  e dyta:
Kroaci-Shqipëri ora 15:00
Itali- Spanjë të Enjte 21:00

Ndeshjet e treta:
Shqipëri-Spanjë
Kroaci-Itali

/ata