Dita e katërt e EURO2024 u mbyll me fitoren 0-1 të Francës kundër Austrisë në stadiumin e Dusseldorfit.

Dueli i Grupit D u vendos nga autogoli i Uober, me “Gjelat” e Francës që marrin një fitore me vlerë dhe barazojnë me tri pikë Holandën.

Duhej minuta e 38 që Kylian Mbappe të bënte krosonte në zonë dhe topi të devijohej nga mbrojtësi austriak Uober në portën e tij.

Në pjesën e dytë Mbappe humbi një shans të artë dhe më pas u dëmtua duke lënë fushën e lojës, teksa në fund tri pikët shkuan për skuadrën e Deschamps, edhe pse pa shkëlqimin e pritur.

Ndeshja e radhës më 21 qershor është Holandë – Francë, duel që do të vendosë se cili ekip do jetë në krye të grupit. Po në këtë grup Polonia dhe Austria janë me zero pikë.

Sot për Grupin E të EURO2024 Rumania fitoi 3-0 me Ukrainën dhe Sllovakia surprizoi 1-0 Belgjikën. E marta e EURO2024 vijon me dy duele. Në 18:00 luhet Turqi – Gjeorgji dhe në 21:00 Portugali – Çeki.

Formacionet zyrtare:

Austria: Pentz; Posch, Danso, Wöber, Mëene; Seiëald, Grillitsch; Laimer, Sabitzer, Baumgartner; Gregoritsch.

Franca: Maignan; Koundé, Saliba, Upamecano, Theo Hernández; Kanté, Rabiot; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Thuram/ata